Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, 50 vjet më parë, vendosën t'i tejkalonin tensionet e krijuara në arenën hapësinore, duke nënshkruar një marrëveshje, që të dyja palët të bashkëpunojnë.
Më 24 maj 1972, presidenti i SHBA-së, Richard Nixon, fluturoi drejt Rusisë, për të marrë pjesë në Samitin e Moskës, me ç'rast, me kryeministrin sovjetik, Aleksei Kosygin, nënshkruan marrëveshjen që çoi në projektin “Apollo-Soyuz”.
Kjo marrëveshje, që u quajt "për bashkëpunimin në eksplorimin dhe përdorimin e hapësirës së jashtme për qëllime paqësore", pasoi me një dekadë përpjekjesh nga të dyjat palët mbi një mision të përbashkët. Pas fluturimit të suksesshëm orbital të astronautit John Glenn, në vitin 1962, ish-presidenti i SHBA-së, John Kennedy dhe ish-kryeministri sovjetik, Nikita Hrushovi, shkëmbyen letra duke mundësuar bashkëpunim në hapësirë.

Ekipi i NASA-s dhe ai i Akademisë Sovjetike të Shkencave u takuan për të thelluar marrëveshjen. Palët vendosën që ta rrisin bashkëpunimin në qëllime studimore të përbashkëta shkencore të Tokës dhe në biologjinë e mjekësinë hapësinore.
Qershorin e vitit 1972, SHBA-ja dhe Rusia realizuan fluturimin e parë ndërkombëtar njerëzor në hapësirë, duke e quajtur zyrtarisht si "Projekti Apollo-Soyuz".
Ndonëse armike në Luftën e Ftohtë, SHBA-ja dhe Rusia e kanë ndarë aspektin politik nga misioni hapësinor. Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (i njohur si ISS), është shembull i bashkëpunimit.
Edhe
65 vjet nga fluturimi i parë i njeriut në hapësirë
Të dyja vendet janë përgëzuar për tejkalim të inateve politike karshi partneritetit hapësinor.
Si të ndara, dy superfuqitë botërore kanë shënuar arritje nëpër misione hapësinore. Për 1 orë e 48 minuta, më 12 prill 1961, astronauti rus, Yuri Alekseyevich Gagarin, qëndroi në hapësirë, duke hyrë në histori të njerëzimit si personi i parë. Misionin e përmbushi me programin “Vostok 1”.
Ndërkoë, më 16 korrik 1969, tre astronautë amerikan të programit "Apollo 11", u nisën drejt hënës, për të zbarkuar katër ditë më vonë, në orën 20:17. Në ekuipazh ishin tre astronautë: Neil Armstrong, Michael Collins dhe Edwin Aldrin.