Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (i njohur si ISS) është shembulli më i madh i bashkëpunimit mes armiqve të Luftës së Ftohtë dhe të Luftës së Dytë Botërore. Ky bashkëpunim nuk po ndodhë në tokë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia u bashkuan për të krijuar programin civil ndërkombëtar më të suksesshëm, që vijon të jetë tash e 20 vjet.
Pavarësisht tensioneve që SHBA-ja dhe Rusia kanë mes vete, bashkëpunimi në çështjet e hapësirës ka sjell rezultate të mira, ka deklaruar astronauti dhe inxhinieri Leroy Chiao.
Mediumi CNN shkruan se pos këtyre vendeve, bashkëpunimi ka rezultuar i suksesshëm edhe mes Japonisë, Kanadasë, që vazhdojnë të punojnë, pavarësisht pikëpamjeve që kanë për botën.
Astronautët, kozmonautët, kontrollorët e fluturimit dhe specialistët teknikë janë të përkushtuar ndaj suksesit dhe në përgjithësi, u jepen burimet e nevojshme dhe më pas lihen vetëm për të bërë punën e tyre.
Astronauti Leroy Chiao tha se konfliktet në Evropë dhe Ballkan ia kishin vështirësuar trajnimet për misionin hapësinor, mirë raportin me rusët gjithmonë e mbante në nivel.
“Në fillim të 2000-tës, kur mbaroi lufta në Kosovë, i fillova trajnimet. Pati konflikte në dhe rreth Ballkanit dhe mbaj mend raste kur i dëgjonim avionët e rëndë transportues rusë, që ngriheshin gjatë natës nga baza ajrore pranë nesh, duke sjellë trupa dhe materiale në zonat e konfliktit”, tha astronauti amerikan.
Ai theksoi se çështjet e konflikteve i diskutonin me miqtë rusë në programin e trajnimit, duke theksuar se jo çdoherë ishin dakord.
Edhe
“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane
“Por në 2014-n, kur Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina, kishte aluzione se kjo situatë mund të mos vazhdonte kështu. Pas aneksimit, sanksionet e fuqive perëndimore, duke përfshirë SHBA-në, detyruan reagimin e zëvendëskryeministrit rus, i cili tha se astronautët amerikanë mund të gjenin rrugën për në ISS”, shtoi ai.
Tensionet e krijuara në kufirin Ukrainë-Rusi, mund të qetësohen sipas astronautit Chiao, nëpërmjet bashkëpunimit të ISS-it. Ky bashkëpunim do të përdorej si levë për të ndihmuar në presionin e SHBA-së, megjithëse raportet do duhej të mbaheshin.
“Aftësia e Stacionit për të ndihmuar varet nga bashkëpunimi mes dy qendrave të kontrollit të të dyja vendve si dhe ekipeve specialistë të ekuipazhit. Nëse një agjenci hapësinore do të lëshonte urdhra për të ndërprerë bashkëpunimin, Stacioni do të ishte në rrezik”.