Botë

Një ruse niset për në hapësirë së bashku me NASA-n, për herë të parë në 20 vjet

Për herë të parë në 20 vjet, një kozmonaute ruse u nis nga SHBA-ja të mërkurën, drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor së bashku me NASA-n dhe astronautët japonezë, pavarësisht tensioneve për luftën në Ukrainë.

Fluturimi i tyre me “SpaceX” u vonua si pasojë e uraganit Ian, i cili përfshiu shtetin e Floridas javën e kaluar, aty ku ndodhet edhe Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s, raportoi Associated Press të mërkurën.

“Shpresoj se me këtë nisje do të ndriçojmë pak qiejt mbi Florida për të gjithë”, ka thënë Koichi Wakata i Agjencisë Hapësinore Japoneze, i cili po bën fluturimin e tij të pestë në hapësirë.

Në një mision pesë-mujor, Wakatas i janë bashkuar edhe të rinjtë: kolonelja e Marinës Nicole Mann, gruaja e parë vendase amerikane që orbitoi Tokën, kapiteni i marinës Josh Cassada dhe kozmonautja e vetme femër e Rusisë, Anna Kikina.

Ata do të mbërrijnë në stacionin hapësinor të enjten, 29 orë pas një nisjeje në mesditë nga Qendra Hapësinore e NASA-s dhe nuk do të kthehen në Tokë deri në mars. Ata po zëvendësojnë një ekuipazh amerikano-italian që mbërriti në prill.

Kikina është pjesë e shkëmbimit të Agjencisë Hapësinore Ruse me Frank Rubion e NASA-s, i cili u nis në stacionin hapësinor dy javë më parë nga Kazakistani me një raketë Soyuz.

Image