Qyteti port rus i Novorossiysk në rajonin e Krasnodarit u sulmua me dronë nga sipërfaqja e detit, në orët e para të së enjtes, kanë njoftuar autoritetet lokale.
Sipas pamjeve të postuara nga banorët lokalë në internet, pati sulme të shumta nga deti, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria e Mbrojtjes e Rusisë ka bërë të ditur se dy dronë ukrainas u shkatërruan gjatë natës në pjesën verilindore të Detit të Zi.

Ministria nuk ka treguar se çfarë synonin dronët, por zyrtarët në Novorossiysk ngjitur me gadishullin e aneksuar të Krimesë, paralajmëruan banorët vendas për një sulm të mundshëm me dron detar në orët e para të së enjtes.
Kryetari i bashkisë së Novorossiysk, Andrey Kravchenko deklaroi se plazhet duhej të mbylleshin dhe lëvizja e transportit të kufizohej në shtrirjen prej 7 kilometrash të bregdetit të qytetit.
VIDEO:
There’s a story a friend tells about being a conscript in the soviet army: they were issued cardboard shovels & told to “square up the iced snowdrifts by the road. From here & till supper”
This is exactly how they’re shooting drones in Novorossiysk:https://t.co/M97KXYrXPV https://t.co/7J1tkHVoVf pic.twitter.com/uSaPxi6pC9— Ukrainian Ministry of Accidental Russian Fires (@EPICGOPFAIL) September 5, 2024