Botë

Hamasi thotë se nuk do të marrë pjesë në bisedimet për armëpushim

Lufta në Gaza

Lufta në Gaza

Foto: Associated Press

Një zyrtar i lartë i Hamasit i ka thënë BBC-së se grupi nuk do të marrë pjesë në bisedimet për armëpushim në Gaza dhe marrëveshjen për lirimin e pengjeve, që do të rifillojnë në Doha të enjten.

Hamasi donte një udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjes dhe “nuk do të angazhohet në negociata për hirë të negociatave në mënyrë që të sigurojë mburojë për Izraelin që ta vazhdojë luftën e tij”, ka thënë ai.

Ky zyrtar ka thënë se udhërrëfyesi duhet të bazohet në marrëveshjen e propozuar të paraqitur nga presidenti amerikan, Joe Biden, në fund të majit, dhe ka akuzuar Izraelin se ka shtuar “kushte të reja”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mohuar se është bërë një gjë e tillë dhe ka thënë se Hamasi ka qenë ai që ka kërkuar ndryshime.

Bisedimet ishin pezulluar pasi lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, ishte vrarë në Teheran.

SHBA-ja shpreson se një marrëveshje mund ta ndalojë Iranin të hakmerret kundër Izraelit për vrasjen e Haniyehut.