Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina ka dhënë dorëheqje dhe është larguar nga vendi të hënën, raporton Reuters.
Ajo u dorëhoq pas një prej protestave më vdekjeprurëse në vendin e Azisë Jugore, raportojnë mediat lokale.
Të paktën 90 persona janë vrarë të dielën në Bangladesh teksa policia u përlesh me protestuesit antiqeveritar.
Në mesin e të vrarëve janë edhe 13 policë, pasi mijëra protestues kanë sulmuar një stacion policor, kanë njoftuar autoritetet e rendit.
Protestat në Bangladesh kanë vazhduar për javë të tëra, me protestuesit që fillimisht kërkuan heqjen e kuotave në vendet e punës në shërbimin civil – por më vonë këto u kthyen në thirrje për dorëheqjen e kryeministres, Sheikh Hasina.
Nga këto përleshje të paktën 10 mijë persona janë arrestuar, përfshirë edhe mbështetës të opozitës dhe studentë.
VIDEO:
#BREAKING: Dictator of #Bangladesh resigned and fled to #India before protesters taking over her palace! This video shows former Bangladesh Prime Minister #SheikhHasina running away from her country using this Mi-17 helicopter of the Bangladeshi Air Force today. pic.twitter.com/psemmRjzRR