Një qytetar izraelit është akuzuar për bashkëpunim me agjentë iranianë, ka thënë Agjencia izraelite e Inteligjencës (ISA) dhe policia të martën.
Elimelech Stern dyshohet se kreu “misione” që iu dhanë nga një përdorues i rrjeteve sociale me pseudonimin “Anna Elena” në këmbim të shpërblimeve në kriptovaluta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI dyshuari postoi njoftime publike në Tel Aviv, fshehu para në vende të ndryshme në Tel Aviv dhe Jerusalem, si dhe dërgoi pako që përmbanin mesazhe kërcënuese, përfshirë edhe një kokë të prerë të një kafshe, në dyert e qytetarëve izraelitë.
Sternit iu kërkua edhe të ndizte një zjarr në pyll dhe të vriste dikë, por këto nuk i kreu, raportoi CNN.
Autoritetet pretendojnë se Stern rekrutoi dhe pagoi dy shtetas të tjerë të kryenin punët.
Izraeli nuk tregoi se si e gjurmoi rastin te agjentët iranianë, vetëm se tha se mesazhet kishin një referencë të faqes së Agjencisë së Sigurisë të Iranit.