Turqia ka pezulluar të gjithë marrëdhëniet tregtare me Izraelin për shkak të ofensivës në Gaza, duke përmendur "tragjedinë e përkeqësuar humanitare" atje.
Ministria turke e Tregtisë ka thënë se masat do të jenë në fuqi derisa Izraeli të lejojë një "fluks të pandërprerë dhe të mjaftueshëm" ndihme në Gaza, raportoi BBC.
Tregtia midis dy vendeve ishte me vlerë pothuajse 7 miliardë dollarë vitin e kaluar.
Ministri i Jashtëm i Izraelit akuzoi presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, se po vepron si një "diktator".
Israel Katz ka shkruar në X se Erdogan "po shpërfillte interesat e popullit dhe biznesmenëve turq dhe po injoronte marrëveshjet tregtare ndërkombëtare".
Ai ka shtuar se kishte udhëzuar ministrinë për të gjetur alternativa për tregti me Turqinë.
Edhe
Erdogan për pezullimin e tregtisë me Izraelin: Shembull për shtetet e tjera
Në një deklaratë, Turqia ka thënë se suspendimi mbulon “të gjitha produktet”.
“Turqia në mënyrë strikte dhe të vendosur do të implementojë këto masa deri sa qeveria e Izraelit të lejojë fluksin e pandërprerë dhe të mjaftueshëm të ndihmës humanitare në Gaza”.
Në vitin 1949, Turqia ishte vendi i parë me shumicë myslimane që njohu Izraelin. Por, marrëdhëniet mes tyre janë përkeqësuar përgjatë dekadave të fundit.
-
Erdogan: S’kam probleme me shtetin e Izraelit, por me politikën izraelite
-
Erdogan: Sulmet e Izraelit mbi Liban e Siri kërcënojnë edhe Turqinë
-
Erdogani paralajmëron Izraelin kundër “sabotimit” të përpjekjeve diplomatike për Iranin
-
Përplasje publike, Erdogani-Merzit: A nuk po e sheh Gjermania gjenocidin e Izraelit në Gaza?