Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia po fajësohet për ndërhyrje në GPS, probleme me fluturimet nëpër Evropë

Problemet me GPS

Problemet me GPS

Foto: Associated Press

Rusia është duke shkaktuar probleme për sistemin e navigimit satelitor, duke prekur kështu mijëra fluturime civile, thonë ekspertët.

Deti Baltik, Deti i Zi dhe Mesdheu lindor, rajonet ku ushtria rus ka qenë më së shumti aktive, ka parë një ndërprerje në rritje nga qasja në Sistemin e Pozicionimit Global (GPS), raporton BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ka bërë që aeroplanët të mos arrijnë të marrin sinjale GPS.

Në mars, një aeroplan RAF i cili po barte sekretarin britanik të Mbrojtjes, Grant Shapps, e kishte sinjalin e GPS-it të bllokuar derisa po fluturonte afër territorit rus. 

Ndërprerjet e vazhdueshme bënë që operatori finlandez i fluturimeve "Finnair" të pezullonte për një muaj fluturimet e përditshme për në qytetin e dytë më të madh të Estonisë, Tartu, pasi, dy nga avionët e saj u detyruan të ktheheshin në Helsinki për shkak të problemeve me GPS. 

Juho Sinkkonen, zëvendëspresident për operimet e fluturimeve në Finnair, ka thënë për BBC-në se avionët e tyre përballen me këtë problem çdo ditë. 

“Pilotët janë duke raportuar të tilla raste vazhdimisht, dhe ne pranojmë më shumë se 100 raporte të tilla në muaj”, ka thënë Sinkkonen. 

Megjithatë, ai ka thënë se pengesat në GPS janë një problem me pak rreziqe.

Kur pyeten se kush është fajtor për problemin me GPS, zyrtarët e vendeve baltike fajësojnë Rusinë.

“Burimi i ndërhyrjes është Rusia”, ka thënë ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna për BBC-në.

“Kemi dëshmi se kjo po vjen nga Rusia, dhe Rusia është duke i dhunuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Tsahkna thotë se burimi i ndërhyrjes është lokalizuar afër qyteteve ruse të St Petersbugut, Kaliningradit dhe Pskovit.