Autoritetet ukrainase kanë publikuar raportin e luftës, ku bëjnë ditur se Rusisë ia kanë vrarë mbi 460.000 ushtarë qëkur nisi lufta.
Në raportin e publikuar në X, ushtria ukrainase ka thënë se ushtrisë ruse ia kanë shkatërruar 348 avionë, 325 helikopterë, mbi 7.220 tanke e mbi 9.300 sisteme UAV.
Tutje, sipas Ukrainës, Rusia i ka humbur edhe 13.896 automjete të blinduara luftarake e 2.115 raketa lundrimi, derisa i janë djegur 26 luftanije e 1 nëndetëse.
Edhe në rrafshin e pajisjeve speciale, Ukraina ka bërë të ditur se i ka shkatërruar 1926 të tilla.
Luftimet mes Ukrainës dhe Rusisë po vazhdojnë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shtunën (20 prill) aprovuan pakon miliardëshe për t’i dalë në ndihmë ushtrisë ukrainase.