Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Siç është bërë e ditur nga Shtëpia e Bardhë, në këtë bisedë, Bideni ka thënë se sulmet ndaj punonjësve humanitarë dhe situata e përgjithshme humanitare në Gaza janë të papranueshme, raportoi të enjten “The Guardian”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi i ka bërë të ditur Netanyahut se mbështetja e SHBA-së varet nga hapat e rinj që do t’i marrë Izraeli në Gaza.
“Bideni e bëri të qartë nevojën që Izraeli të shpallë dhe zbatojë një sërë hapash specifikë, konkretë dhe të matshëm për të trajtuar dëmin në civilë, vuajtjet humanitare dhe sigurinë e punonjësve të ndihmës”, thuhet në deklaratë.
Ai e bëri të qartë se politika e SHBA-së në lidhje me Gazan do të përcaktohet nga vlerësimi i veprimit të menjëhershëm të Izraelit ndaj këtyre hapave.
“Ai nënvizoi se armëpushimi i menjëhershëm është thelbësor për të stabilizuar dhe përmirësuar situatën humanitare dhe për të mbrojtur civilët e pafajshëm dhe i kërkoi kryeministrit Netanyahu të fuqizojë negociatorët e tij për të arritur marrëveshje pa vonesë për të sjellë pengjet në shtëpi”, thuhet më tej në kumtesë.