Sulmi mbi punonjësit e ndihmave

Nuk ka dëshmi se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar, thotë Shtëpia e Bardhë

Descriptive Text

Shtëpia e Bardhë reagon pas sulmit mbi punonjësit e ndihmave

Foto: Associated Press

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, John Kirby, ka thënë se nuk ka prova që e dëshmojnë se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar, pas sulmit të së martës, ku mbetën të vdekur shtatë punonjës të ndihmave në Gaza.

Në një konferencë për media të martën, Kirby u është përgjigjur pyetet nëse gjuajtja me raketë ndaj njerëzve që shpërndajnë ushqim dhe vrasja e tyre është shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar.

"Izraelitët e kanë pranuar tashmë se ky ishte një gabim që ata bënë”, ka thënë Kirby, duke përsëritur se po kryhet një hetim për atë që ndodhi. 

"Le të mos e kalojmë këtë”, ka shtuar ai.

Sipas tij pyetja supozon se sulmi izraelit kundër punonjësve të ndihmës ishte i qëllimshëm dhe se ata e dinin se çfarë po godisnin, gjë për të cilën ai ka thënë se "nuk ka asnjë provë për këtë".

Kirby ka deklaruar se deri më sot Departamenti i Shtetit nuk ka gjetur ndonjë incident ku izraelitët kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare humanitare.

LEXO EDHE: