Botë

Tre të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Alpet zvicerane

Descriptive Text

Tre të vdekur nga rrëzimi i helikopterit

Foto: Associated Press

Tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur kur një helikopter u rrëzua teksa po lëshonte skiatorët në malin Petit Combin, në Alpet zvicerane, të martën.

Helikopteri i tipit B3 u rrëzua në një vend uljeje, ka bërë të ditur në një deklaratë forca e policisë rajonale Wallis, raportoi The Guardian.

“Pasi arriti majën e një mali që kulmon në 3,668 metra mbi nivelin e detit, për një arsye që hetimi do të duhet ta përcaktojë, avioni rrëshqiti në shpatin verior”, thuhet në deklaratë.

Në bord ishin piloti, një udhërrëfyes malor dhe katër klientët e tij. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.

Shtatë helikopterë u dërguan në vend si pjesë e përpjekjes së shpëtimit.

Dy persona të plagosur u trajtuan me shpejtësi përpara se të transportoheshin me helikopter në spital në kryeqytetin kantonal të Wallis, Sion. Një person i tretë është shpëtuar më pas, ka thënë policia.

“Tre pasagjerët e tjerë të avionit për fat të keq u gjetën të pajetë”, thuhet në deklaratë.

Të hënën, në kantonin juglindor Wallis, tre persona mbetën të vdekur si pasojë e një orteku, duke përfshirë një djalë 15-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

LEXO EDHE: