Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpërthen vullkani në Islandë, evakuohen banorët

Një vullkan ka shpërthyer në Islandën jugperëndimore, duke nxjerrë llavë e tym në një zonë të gjerë, pas disa javësh me tërmete, ka njoftuar Zyra Meteorologjike e shtetit.

Për shkak të frikës nga shpërthimi masiv në gadishullin Reykjanes, autoritetet kanë evakuuar rreth 4 mijë qytetarë për shkak të mbi 1000 tërmeteve në 24 orë.

“Paralajmërim: Shpërthimi ka nisur në veri të Grindavikut”, ka njoftuar zyra të hënën në uebfaqen e vet duke njoftuar se shpërthimi i vullkanit ka nisur vetëm pak kilometra larg qytetit.

Shpërthimi ka nisur rreth orës 23:00 të hënën.

Islanda qëndron në një zonë të nxehtë vullkanesh dhe ka shpërthime çdo katër deri pesë vjet.

Shpërthimi i fundit i madh ishte më 2010 kur vullkani Eyjafjallajokull, që bllokoi fluturimet në Evropë për ditë të tëra.

Edhe Shpërthen vullkani në Islandë, evakuohen banorët dhe turistët Botë Shpërthen vullkani në Islandë, evakuohen banorët dhe turistët

Gridaviku, qytezë e vogël, shtrihet rreth 50 kilometra larg kryeqytetit Reikjavik.

VIDEO: