Ndotja prej gazit mund të godasë kryeqytetin e Islandës, Reykjavik, pasi një vullkan filloi të shpërthejë vonë të hënën, ka bërë të ditur zyra meteorologjike e Islandës, raporton BBC.
Shpërthimi, që ndodhi në gadishullin Reykjanes në jugperëndim të Islandës, ka ardhur pas javëve të tërmeteve e dridhjeve.
Tymi mund të arrijë Reykjavikun të mërkurën në mëngjes apo edhe më herët.
Rreth 4000 persona janë evakuuar muajin e kaluar nga Grindaviku, një qytet peshkimi që gjendej afër rrjedhës së lavës.
Një banore që jeton në Grindavik ka përshkruar skena “të çmendura” dhe “të frikshme” atë natë dhe tha se ajo ende mund të shihte vullkanin duke shpërthyer të martën.
Edhe
Shpërthen vullkani në Islandë, evakuohen banorët
Islanda është përgatitur për aktivitet vullkanik me javë. Që nga fundi i tetorit, rajoni rreth Reykjavikut ka përjetuar rritje të aktivitetit të tërmeteve.
Shpërthimi mund të shihej nga Reykjaviku, që gjendet rreth 42 kilometra në verilindje të Grindavikut.
Një dëshmitar ka thënë për “BBC” se gjysma e qiellit në drejtim të kryeqytetit është “ndriçuar në të kuqe” nga shpërthimi dhe se tymi mund të shihej që po afrohej.
Ekspertët thonë se nuk presin që shpërthimi të sjellë të njëjtin nivel të telasheve që solli në vitin 2010, kur shpërtheu një vullkan tjetër në Islandë e që çrregulloi transportin ajror.
Zyra e Meteorologjisë e Islandës ka thënë të martën se fuqia e shprëthimit po zvogëlohet, por se gazrat nga vullkani mund të arrijnë në Reykjavik të martën në mbrëmje apo të mërkurën në mëngjes.
Aoalheiour Halldorsdottir, që jeton në Sandgeroi – rreth 20 kilometra nga Grindaviku – tha se kishte parë shpërthimin nga shtëpia e saj.
“Ishte çmenduri. Ne kemi pasur shpërthime vullkanike më parë, por ishte hera e parë që u frikësova aq shumë. Ne jemi mësuar të shohim shpërthime vullkani, por kjo ishte çmenduri”, tha Halldorsdottir.
Ministri i Jashtëm i Islandës, Bjarni Benediktsson, ka thënë në platformën “X”, se nuk ka “ndërprerje të fluturimeve për dhe nga Islanda dhe se korridoret ndërkombëtare të fluturimeve mbesin të hapura”.
EdheNdërkohë Policia islandesz u ka kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë larg zonës.
Gjatësia e çarjes në vullkan është rreth 3.5 kilometra, me llavë që rrjedh me një shpejtësi rreth 100 deri 200 metra kub në sekondë.