Autoritetet e Islandës kanë shpallur gjendje emergjente pasi një numër i madh i tërmeve kanë dridhur gadishullin Reykjanes në jugperëndim të shtetit, duke ngritur frikën për një shpërthim vullkanik në rajon, raporton “Euronews”.
“Kreu i Forcave Policore Kombëtare ka shpallur gjendje emergjente për mbrojtjen civile për shkak të aktivitetit sizmik në Sundhnjukagigar, në veri të Grindavikut”, thuhej në komunikatën e të premtes të autoritetit të mbrojtje civile. “Tërmetet mund të bëhen më të mëdha dhe këto ngjarje mund të çojnë te erupsioni”.
Sipas Zyrët Meteorologjike të Islandës (IMO) një shpërthim mund të ndodhë “brenda pak ditëve”.
Qyteti Grindavik evakuohet
Planet për evakuimin e qytetit Grindavik, me popullatë rreth 4000 banorë, kanë nisur.
Edhe
Shpërthimi vullkanik, paralajmërohet për ndotje të ajrit në kryeqendër të Islandës
Ky qytet gjendet rreth tre kilometra në jugperëndim të zonës ku është regjistruar aktiviteti sizmik.
Të premten pasdite u regjistruan dy tërmete, një prej tyre me shkallë 5.2 ballë Rihter. Ky tërmet u ndie edhe në kryeqendër Reykjavik.
Afro 24 mijë dridhje toke janë regjistruar në gadishull që nga fundi i tetorit, sipas IMO-së. 800 u regjistrua vetëm për 14 orë të premten.
IMO ka paralajmëruar se këto aktivitete mund të çojnë te shpërthimi vullkanik.
Që nga viti 2021, tri shpërthime kanë ndodhur në gadishullin Reykjanes, një në mars 2021, një në gusht 2022 dhe një në korrik 2023, por të gjitha larg nga zonat e populluara.
Edhe
Shpërthen vullkani në Islandë, evakuohen banorët
Islanda ka 33 sisteme vullkanike aktive, shifra më e lartë në Evropë.
Gjatë shpërthimit të fundit në vitin 2010, Eyjafjallajokull bllokoi qiejt evropian dhe çoi në anulimin e mbi 100 mijë fluturimeve.