Ish-diplomati amerikan, që kishte shërbyer si ambasador i SHBA-së në Bolivi, është akuzuar se ka punuar si agjent sekret i shërbimeve të inteligjencës së Kubës, raporton agjencia “AP” të hënën.
Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka njoftuar se Manuel Rocha pretendohet se ka ndihmuar shërbimet kubane me dekada.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRocha pretendohet se ka qenë i angazhuar nga shërbimet kubane që nga viti 1981. Ai është takuar me zyrtarë të inteligjencës së Kubës dhe u ka ofruar informata false zyrtarëve të Qeverisë së SHBA-së.
Padia ndaj Rochas, e dorëzuar në gjykatën e Miamit, e akuzon Rochan se ka punuar si agjent ilegal i një qeverie të huaj. 73-vjeçari ka karrierë 25-vjeçare si diplomat, përfshirë në postet e ambasadorit në Bolivi, Argjentinë dhe në Sektorin e Shërbimeve të SHBA-së në Havana.
Ai do të paraqitet në gjykatë më vonë të hënën, nuk është e qartë nëse ka angazhuar avokat.