Katër persona kanë mbetur të vdekur në një shpërthim në një meshë në jug të Filipineve të dielën, raporton “BBC”.
Incidenti ndodhi në Marawi gjatë një meshe katolike.
42 persona morën lëndime, ndërsa autoritetet kanë thënë se situata është “nën kontroll”.
Në vitin 2017, Marawi ishte arenë e një beteje pesëmuajshe mes trupave qeveritare dhe militantëve islamikë të lidhur me IS-in.
Grupi “Daulah Islamiyah-Maute” mund të qëndrojë prapa shpërthimit të së dielës, ka thënë komandanti i policisë rajonale të Mara]it, Allan Nobleza.
Ai ka thënë 11 pjesëtarë të këtij grupi vdiqën gjatë përballjeve me ushtrinë e Filipineve të premten e kaluar, në qytetin Datu Hoffer Ampatuan.
Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr, ka dënuar sulmin, ndërsa ka thënë se “është përgatitur nga terroristët e huaj”.
Ai i ka bërë thirrje publikut që të qëndrojë i qetë.