Rripi i Gazës është “vendi më i rrezikshëm” në botë për një fëmijë, sipas drejtoreshës ekzekutive të UNICEF-it.
Ajo ka thënë se ka raportime se mbi 1200 fëmijë kanë mbetur nën rrënoja të ndërtesave që janë bombarduar.
“Më shumë se 5300 fëmijë palestinezë raportohet se janë vrarë në vetëm 46 ditë... Kjo i bie mbi 115 në ditë, çdo ditë, për javë e javë”, ka thënë Catherine Russell.
“Bazuar në këto të dhëna, fëmijët përbëjnë 40% të vdekjeve në Gaza. Kjo është e paprecedentë. Me fjalë të tjera, Rripi i Gazës është vendi më i rrezikshëm në botë të jesh fëmijë”, ka shtuar ajo.
Artikuj të ngjashëm
-
Afër 14,000 fëmijë të vrarë në Gaza, sipas UNICEF-it
-
OKB: Më shumë fëmijë u vranë për 4 muaj në Gazë sesa për 4 vjet në të gjithë botën
-
UNICEF: Rripi i Gazës, vendi më i rrezikshëm në botë për fëmijët
-
Mallkim të jesh prind në Gazë: Më shumë se 3 mijë fëmijë të vrarë
-
UNICEF: Viktimat fëmijë në Gaza, njollë në ndërgjegjen tonë