Bullgaria ka zbuluar në territorin e saj një dron që mban një pajisje shpërthyese, raporton “Politico”.
Droni është zbuluar gjatë fundjavës në qytetin verior Tyulenovo në brigjet e Detrit të Zi.
Ministria e Mbrojtjes së Bullgarisë ka njoftuar të hënën se ka dërguar njësitet e specializuar për ta shkatërruar dronin.
Tyulenovo gjendet rreth 30 kilometra nga kufiri me Rumaninë dhe qindra kilometra nga portet ukrainase në Danub të cilat Rusia po i bombardon.
Ministria e Mbrojtjes së Bullgarisë ka thënë se është dërguar një ekip prej pesë personave nga Baza në Varna, për ta asgjësuar dronin.
Qytetarët kanë zbuluar dronin të dielën pasdite. Hetuesit zbuluan edhe municion shpërthyes 82 milimetra që ishte brenda dronit.
-
Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
-
Gjendet droni i tretë dhe eksplozivë ushtarakë pranë aeroportit të Leipzigut
-
NATO-ja rrëzon një dron që shkeli hapësirën ajrore të Rumanisë
-
Rumania rrëzon dronin e tretë rus, presidenti i vendit i quan shkeljet “të patolerueshme“
-
Udhëheqësit lituanë nxituan drejt bunkerëve ndërsa një dron shkeli hapësirën ajrore të vendit