Rreth 490 mijë konsumatorë kanë mbetur pa energji elektrike të martën në Quebec të Kanadasë pasi hidrocentrali i dytë më i madh i këtij vendi ka pësuar humbje të prodhimit, raportoi Reuters.
Ndërmarrja Hydro-Quebec ka njoftuar se humbja e prodhimit në disa grupe gjeneratorësh turbinash në një hidrocentral, ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë për rreth 11 për qind të 4.5 milionë klientëve në të gjithë Quebec.
Hydro-Quebec ka shtuar se po hetonte shkakun e ndërprerjes në fabrikë dhe po përpiqet të rivendosë shërbimin për klientët, duke i furnizuar ata përmes linjave të tjera të transmetimit.
“Ekipet tona po hetojnë shkakun e kësaj humbjeje të prodhimit”, thuhet në reagimin e ndërmarrjes në Twitter.
-
Kuba goditet për herë të dytë brenda një jave nga ndërprerja e energjisë elektrike
-
Një rakun la pa energji elektrike mijëra shtëpi në Toronto
-
Mijëra njerëz mbesin pa energji elektrike në Kaliforni si pasojë e tërmetit
-
Kanadaja goditet nga mungesa e internetit
-
Gati një milion shtëpi humbasin energjinë nga erërat e forta në Kanada