Ofruesi më i madh i internetit në Kanada ka pësuar një ndërprerje të madhe, duke i lënë jashtë funksionit edhe ATM-të e bankave dhe linjat e shërbimit të urgjencës, shkruan BBC.
Operacionet e qeverisë janë goditur gjithashtu nga problemi i Rogers Communications. Kompania thotë se po punon me shpejtësi për të zgjidhur problemin mbarëkombëtar.
“Ne e dimë se sa e rëndësishme është që klientët tanë të qëndrojnë të lidhur me internet”, ka thënë kompania në një deklaratë.
Nuk dihet se çfarë e shkaktoi ndërprerjen, e cila është e dyta në 15 muaj.
Trafiku i internetit kishte rënë në rreth 75% të nivelit të tij normal deri të shtunën në mëngjes, sipas NetBlocks, një organizatë mbikëqyrëse e internetit.
Rogers është shërbimi celular dhe televizion kabllor i afro 11 milionë kanadezëve.
-
Kompania i shpërblen kanadezët pasi ua ndërpreu internetin për 15 orë
-
Një rakun la pa energji elektrike mijëra shtëpi në Toronto
-
Miliona australianë preken nga një defekt në rrjet telefonik
-
Rreth gjysmë milion njerëz pa rrymë në Kanada pas goditjes së prodhimit të hidrocentraleve
-
MPJ-ja e Kanadasë cak i sulmit kibernetik