Një “incident kibernetik”, i zbuluar për herë të parë javën e kaluar, ka ndërprerë disa nga “shërbimet e bazuara në internet” të Ministrisë së Jashtme të Kanadasë, njoftoi të hënën qeveria kanadeze.
Zyrtarët kanadezë të sigurisë kibernetike njoftohet se po punojnë për të rivendosur këto shërbime të internetit që nga mbrëmja e së hënës.
“Shërbimet kritike për kanadezës” përmes Ministrisë së Jashtme nuk u prekën nga ky incident, tha Bordi i Thesarit i Sekretariatit të Kanadasë në një deklaratë për CNN.
“Për momentin nuk ka asnjë tregues se ndonjë departament tjetër qeveritar është ndikuar nga ky incident”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga ky Bord.
Zëdhënësi i Bordit të Thesarit, Alain Belle-Isle, nuk pranoi të komentonte derisa u pyet se kush mund të ishte përgjegjës për hakimin, duke përmendur një hetim në vazhdim.
“Ne po shqyrtojmë vazhdimisht masat për të mbrojtur kanadezët dhe infrastrukturën tonë nga kërcënimet elektronike, hakërrimet dhe spiunazhi kibernetik”, thuhet në deklaratën e qeverisë kanadeze.
-
Franca do të thërras ambasadorin rus lidhur me një fushatë sulmesh kibernetike
-
Një sulm kibernetik shkakton kaos në universitete e shkolla amerikane
-
Kanadaja nuk e përjashton mundësinë e përfshirjes në luftën kunër Iranit
-
Edhe Kanadaja i del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk ka konsultuar aleatët për Iranin
-
Dhjetë të vdekur dhe 25 të plagosur nga dy sulme në Kanada