Qeveria e Francës ka thënë të hënën se disa shërbime të saja janë shënjestruar nga sulmet kibernetike të “një intensiteti të paprecedentë” dhe se një qendër speciale e krizave është aktivizuar për t’i rikthyer shërbimet online, raporton agjencia “AP”.
Zyra e kryeministrit të Francës, Gabriel Attal, në një komunikatë për media ka thënë se sulmet nisën të dielën mbrëma dhe goditën disa ministri. Nuk janë dhënë detaje të mëtutjeshme. Deri të hënën pasdite, është thënë, “se ndikimi i sulmeve është reduktuar për shumicën e shërbimeve dhe se qasja në uebfaqet qeveritare është rikthyer”.
Një grup i hakerëve “Anonymous Sudan”, që konsiderohet nga ekspertët e sigurisë kibernetike se është pro-Rusisë, ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Nga autoritetet franceze nuk është treguar se çfarë dëme janë shkaktuar.
Qeveria e Francës ka bërë tentim për të forcuar mbrojtjen kibernetike para Lojërave Olimpike në Paris këtë verë.
Franca ishte goditur nga sulmet kibernetike viteve të fundit, përfshirë edhe një nëpër spitale në vitin 2021.
-
Franca do të thërras ambasadorin rus lidhur me një fushatë sulmesh kibernetike
-
Franca i quan “terrorizëm” sulmet e fundit ndaj disa burgjeve
-
Sulme në disa burgje në Francë gjatë mbrëmjes së kaluar
-
Ekspertët paralajmërojnë vijim sulmesh kibernetike nga Serbia e Rusia
-
Uebfaqja e Qeverisë së Ukrainës goditet nga një sulm kibernetik