Qeveria e Kosovës ka njoftuar të martën, se gjatë javës së kaluar, në periudha të caktuara kohore, sistemet qeveritare janë ballafaquar me sulme kibernetik të llojit DDoS që kanë shkaktuar pengesa të herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të herëpashershme të qasjes në disa shërbime.
Përmes një postimi në Facebook të Qeverisë, thuhet se gjatë periudhave të sulmit, ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI është angazhuar maksimalisht që ndikimi i sulmit në qasshmërinë dhe funksionalitetin e shërbimeve të jetë sa më i vogël.
“Në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit. Të gjitha shërbimet qeveritare janë plotësisht të qasshme dhe nuk ka pengesa në funksionimin e tyre”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, gjatë këtyre sulmeve kibernetike në asnjë moment nuk janë cenuar të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave në kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës.
-
Kosova nën sulme kibernetike, Qeverisë i kërkohet t’i bllokojë IP-të e disa shteteve
-
Sulm kibernetik ndaj institucioneve të Kosovës
-
Ekspertët paralajmërojnë vijim sulmesh kibernetike nga Serbia e Rusia
-
“Trainkosi” thotë se po përballet me sulme kibernetike të jashtme
-
Bien përkohësisht nga sistemi disa uebfaqe të institucioneve