Telekomi i Kosovës të martën, ka rënë pre e sulmeve kibernetike.
Ky sulm është bërë shkak që të bien shërbimet e internetit, nga ora 8 e mëngjesit.
“Për shkak të pamundësisë për ta ndalë sulmin, Telekomi ka ndërprerë shërbimet”, ka konfirmuar për KOHËN, drejtori teknik në Telekom, Halil Krasniqi.
Kosova dhe vendet e rajonit së fundmi janë përballur me shtim të sulmeve kibernetike. Si pasojë e kësaj, Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, që dyshohet të jetë prapa sulmit ndaj sistemit TIMS. Por kryeministri Edi Rama të dielën ka thënë se sulmuesit nuk ia kanë arritur qëllimit dhe sistemet e pikave kufitare janë në punë.
Platforma e-Kosova, faqja e Kryeministrisë, disa ministrive, e Policisë së Kosovës dhe shumë media, kanë qenë cak i sulmeve kibernetike gjatë javës që shkoi.
-
Kosova nën sulme kibernetike, Qeverisë i kërkohet t’i bllokojë IP-të e disa shteteve
-
Ekspertët ngrenë alarm për mungesë të kapaciteteve për përballje me sulmet kibernetike
-
Rama për sulmin kibernetik: Nuk ia ka arritur qëllimit
-
Sërish sulm kibernetik në Shqipëri nga Irani
-
Sulm kibernetik ndaj institucioneve të Kosovës