Arbëri

Sërish sulm kibernetik në Shqipëri nga Irani

Shqipëria është bërë cak i sulmit kibernetik sërish.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se të premten është sulmuar sistemi TIMS.

Sipas njoftimit të tij, sulmi ka ardhur nga i njëjti burim si herën e kaluar, Irani.

“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t'i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, ka shkruar Rama në Twitter.