Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS nga autoritetet iraniane nuk ia ka arritur qëllimit.
Është hera e dytë që Shqipëria është bërë cak i sulmeve kibernetike nga Irani. Shkaku i sulmeve Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.
“Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm. Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj sikur kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin, fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash! Dhe përtej cinizmit e përqeshjeve tipike të klubit të madh të thashethemeve digjitale, ushqyer nga ulëritës profesionistë dhe kinse strategë marrëdhëniesh ndërkombëtare. Shqiptare teknikisht ka rezistuar më së miri, ndërsa politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm”, ka shkruar Rama në Twitter.
-
Ekspertët ngrenë alarm për mungesë të kapaciteteve për përballje me sulmet kibernetike
-
Sërish sulm kibernetik në Shqipëri nga Irani
-
Rama për sulmet kibernetike: Donin të shkatërronin gjithçka, por nuk ia arritën
-
Sulmi kibernetik në Telekom i ndërpret shërbimet e internetit
-
Rikthehet sistemi TIMS në dy sportele të Rinasit pas sulmit kibernetik