Dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS pas sulmit kibernetik të një dite më parë në Shqipëri.
Ministria e Brendshme njoftoi të shtunën se ekspertët po punojnë për të rikthyer plotësisht sistemin në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.
Më herët, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bëri me dije se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, nuk ka asnjë ndërprerje në aeroport
Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS.
Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin për shkak të sulmeve kibernetike të vazhdueshme ndaj institucioneve shqiptare.
Sulme kibernetike ditëve të fundit ka pasur edhe në Kosovë e Maqedoni të Veriut.
-
Ekspertët ngrenë alarm për mungesë të kapaciteteve për përballje me sulmet kibernetike
-
Rama për sulmin kibernetik: Nuk ia ka arritur qëllimit
-
Rikthehet sistemi TIMS në 6 pika kufitare në Shqipëri
-
Sërish sulm kibernetik në Shqipëri nga Irani
-
Sulmi kibernetik në Telekom i ndërpret shërbimet e internetit