Miliona australianë kanë mbetur pa rrjet telefonik apo internet, pas një defekti në rrjetin e firmës së telekomit “Optus”, raporton BBC.
Defekti shkaktoi edhe vonesa në transport, ndërpreu linjat telefonike të spitaleve dhe po ashtu u bllokua sistemi i pagesave.
“Optus”, që është firma e dytë më e madhe e telekomunikacionit në Australi, ka thënë se mbi 10 milionë persona dhe mijëra biznese janë prekur.
Shërbimet u kthyen pas një çrregullimi afro 12 orësh. “Optus” ka thënë se nuk ka dëshmi për sulm kibernetik.
Artikuj të ngjashëm
-
Kompanitë me sfida edhe pas zgjidhjes së problemit kibernetik
-
Bien sistemet kompjuterike, ndërprerje masive e shërbimeve në të gjithë botën
-
Australia ndalon mediat sociale për të rinjtë nën 16 vjeç
-
“Cloudfare” kërkon falje për ndërprerjen që goditi shumë faqe interneti
-
Më shumë se 500 kompani përballen me probleme, thotë Downdetector