Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë nga një sulm në një palestër në qytetin perëndimor gjerman në Duisburg të Gjermanisë, ka bërë të ditur policia të martën në mbrëmje.
Policia u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin zonën, raportoi të martën "ABC News".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Sipas informacioneve aktuale, një person ka plagosur persona të tjerë në një palestër. Situata aktualisht është ende e paqartë”, shkroi policia e Duisburgut në Twitter.
Policia më vonë njoftoi se një armë e ftohtë ishte përdorur në sulm, por nuk dha detaje të mëtejshme.
I dyshuari ende nuk është kapur nga policia.