Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë nga një sulm në një palestër në qytetin perëndimor gjerman në Duisburg të Gjermanisë, ka bërë të ditur policia të martën në mbrëmje.
Policia u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin zonën, raportoi të martën "ABC News".
"Sipas informacioneve aktuale, një person ka plagosur persona të tjerë në një palestër. Situata aktualisht është ende e paqartë”, shkroi policia e Duisburgut në Twitter.
Policia më vonë njoftoi se një armë e ftohtë ishte përdorur në sulm, por nuk dha detaje të mëtejshme.
I dyshuari ende nuk është kapur nga policia.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari për sulmin me thikë në Gjermani
-
Gjermani: Një mësuese theret me thikë, i dyshuari raportohet se është nga Kosova
-
Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë
-
21-vjeçari sulmon me thikë kolegët në Gjermani, një e vdekur
-
Të paktën 12 të lënduar në një sulm me thikë në Hamburg