Botë

Lavrovi javën e ardhshme në Turqi

 

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, do të bëjë një vizitë dy-ditore në Turqi më 6-7 prill, raportoi të enjten “Daily Sabah”.

Sipas raportimit të mediave vendore që kanë cituar burime të Ministrisë së Jashtme, gjatë këtij takim, pala turke dhe ajo ruse do të diskutojnë për tregtinë, energjinë dhe marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për konfliktin në Siri, luftën ruse në Ukrainë dhe çështjen e Karabakut.