Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kolumbisë i kushton shtrenjtë zhvendosja e hipopotameve të Escobarit

Kolumbia ka thënë se plani për zhvendosjen e 70 hipopotameve jashtë shtetit do të kushtojë 3.5 milionë dollarë.

Lordi i drogës, Pablo Escobar, që u qëllua për vdekje nga policia në vitin 1993, importonte ilegalisht kafshë në shtetin e tij, përfshirë edhe hipopotame, në vitet e ’80-ta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas vdekjes së tij, hipopotamet lëvizën të lirë dhe u shtuan, duke e bërë Kolumbinë një prej vendeve me numrin më të madh të hipopotameve jashtë Afrikës. Hipopotamet kanë pushtuar rajonin përreth fermës së Escobarit, shkruan BBC.

Autoritetet shpresojnë që t’i transferojnë këto kafshë në muajt e ardhshëm, 10 në Meksikë dhe rreth 60 në Indi.