Kolumbia planifikon të largojë me dhjetëra "hipopotamët e saj të kokainës" - pasardhësit e kopshtit privat të trafikantit të drogës, Pablo Escobar - në shtëpitë e reja në Indi dhe Meksikë në një përpjekje për të kontrolluar popullsinë e tyre në rritje.
Tani ka midis 130 dhe 160 hipopotam, sipas qeverisë kolumbiane, dhe ata janë përhapur shumë përtej ish-fermës së Escobarit të Hacienda Napoles, ku ata filluan si një popullsi prej vetëm një mashkulli dhe tre femrash, raportoi CCN.
Hipopotamët e parë ishin pjesë e koleksionit të kafshëve ekzotike të Escobarit. Pas vdekjes së tij më 1993, autoritetet zhvendosën shumicën e kafshëve, por jo hipopotamët sepse ata transportohen me vështirësi.
E që nga atëherë, ata kanë filluar të shumohen shpejt, duke u shtrirë përgjatë pellgut të lumit Magdalena dhe tani përbëjnë sfidë mjedisore dhe po shqetësojnë banorët, kanë thënë autoritetet.
Një studim pati paralajmëruar se numri i tyre mund të shkonte në 1500 në dy dekada.
Plani është që tani të transferohen 70 hipopotamë në Indi dhe Meksikë.