Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ngordh një nga kafshët e preferuara të Pablo Escobarit

Një nga “hipopotamët e kokainës” të Pablo Escobarit është goditur dhe ka ngordhur pas përplasjes nga një veturë në një autostradë kolumbiane, shkruan DailyMail.

Zyrtarët kolumbianë kanë thënë se hipopotami - i ardhur nga kafshët e sjella ilegalisht në Kolumbi nga mbreti i drogës dikur - vdiq pasi u godit në rrugë afër fermës së Escobarit.

Shoferi i përfshirë në aksident nuk pësoi dëmtime, por automjeti iu shkatërrua plotësisht pasi u përplas me kafshën masive.

Katër hipopotam u kontrabanduan nga Afrika nga bosi i drogës në vitet 1980 dhe tani janë bërë mbi 150.

Hipopotamët janë përhapur nga pasuria e Escobarit në lumenjtë e afërt në Kolumbi, ku nuk kanë grabitqarë natyrorë. Gjitarët gjysmë ujor jo vendas janë shpallur një specie pushtuese nga qeveria kolumbiane pasi shqetësojnë ekosistemin e vendit.

Aksidenti pasqyroi rrezikun shtesë që hipopotamët, të cilët peshojnë deri në 2 tonë, mund të paraqesin për shoferët.

Një grup kafshësh u sollën në vitet 1980 në kopshti zoologjik privat të Escobarit që u bë një atraksion turistik pas vdekjes së tij më 1993.

Ai krijoi pronën prej 7.400 hektarësh me pasurinë e tij të kokainës pasi qeveria refuzoi miratimin për hapjen e një kopshti zoologjik pasi kishte tashmë një në Medellin, sipas librit “Pablo Escobar, babai im”, shkruar nga djali i tij i vetëm Juan Pablo.

Escobari bleu një koleksion prej 1.900 kafshësh ekzotike dhe të egra nga një kopsht zoologjik në Dallas për 2 milionë dollarë.

Hipopotamët u shpallën pushtues në Kolumbi vitin e kaluar dhe zyrtarët e mjedisit thonë se popullsia e tyre prej gati 150 mund të rritet në 400 në tetë vjet. Shumica e hipopotamëve jetojnë lirshëm në lumenj dhe riprodhohen pa kontroll.

Me autoritetet mjedisore që përpiqen të frenojnë numrin e tyre, Kolumbia ka propozuar transferimin e të paktën 70 prej kafshëve në Indi dhe Meksikë për të kontrolluar popullsinë e tyre.

Kolumbia kishte tentuar një program sterilizimi për të frenuar popullsinë, por ishte i pasuksesshëm.

Kopshtet zoologjike si në Ekuador ashtu edhe në Filipine kanë shprehur një interes për të transferuar disa nga hipopotamët e bosit të drogës.

Artikuj të ngjashëm