Dy hipopotamë të ish-mafiozit të drogës, Pablo Escobar, janë zhvendosur në një habitat natyror në Ukumari Bioparko të Kolumbisë, kanë bërë të ditur autoritetet kolumbiane të martën.
Këto dy kafshë i shpëtuan vrasjes, që viteve të fundit është ngritur si çështje. Por pse janë të famshëm hipopotamët e Escobarit?
Në vitin e largët 1980, trafikanti Escobar, kishte importuar një hipopotam mashkull e tri femra për t'i vendosur në fermën e tij. Pasi ai u vra më 1993, hipopotamët mbetën në oborrin e tij, e autoritetet thanë se ishte e pamundur kapja e tyre.
Ata u shumuan shumë dhe shpejt, e me kalimin e kohës u bënë rrezik për rrethin. Dhjetëra banorë u ankuan tek autoritetet se këto kafshë të egra po i sulmojnë e po ua dëmtojnë kulturat bujqësore. Shteti nuk ndërmori asgjë konkrete, pos idesë për sterilizim të kafshëve. Në vitin 2012, në Cataras Victoria gjendeshin 35 hipopotamë, ndërsa në 2021-n u regjistruan 80. Sot mund të jetë mbi 100. Shtimi i tyre shënoi rritje të pabesueshme, e banorët i vazhduan ankesat.
Përfundimisht, në publik u hodh ideja që hipopotamët e kriminelit kolumbian të vriteshin. Pos dëmtimeve te njerëzit, hipopotamët u konsideruan si dëmtues edhe të florës bimore dhe ujore në Kolumbi. Mbytjen e hipopotamëve e kundërshtuan organizatat për mbrojtjen dhe të drejtat e kafshëve. Peticione të shumta u nisën në drejtim të autoriteteve nga organizatat, me ç'rast zgjidhja e hipopotamëve mbeti pezull.
Çka i duheshin Escobarit hipopotamët?
Edhe
Kolumbia në hall me “hipopotamët e Pablo Escobarit”
Në fakt asgjë, shkruan mediumi “NBCNEWS” të mërkurën. Bosi i drogës synonte ta mbushte një kopsht me kafshë të egra, e sidomos me hipopotamë, për faktin se deri atëherë (1980), Kolumbia nuk kishte hipopotamë.
Hipopotamët konsiderohen kafshë agresive. Për shembull, shkaktojnë vdekjen e njerëzve më shumë se luanët.