Kolumbia ka planifikuar t’i largojë me dhjetëra “hipopotam të kokainës” që janë në fermën private të ish-trafikantit të drogës Pablo Escobar. Shteti latin planifikon t’i dërgojë disa prej tyre në Indi dhe Meksikë në një përpjekje për të kontrolluar shumimin e tyre në rritje, shkruan CNN.
Aktualisht, ka midis 130 dhe 160 hipopotam, sipas qeverisë kolumbiane. Por ata janë përhapur shumë përtej ish-fermës së Escobarit, ku fillimisht ishin vetëm një mashkull dhe tre femra që i kishte marrë nga një kopsht zoologjik amerikan.
Hipopotamët origjinalë ishin pjesë e një koleksioni kafshësh ekzotike që Escobari kishte grumbulluar në vitet 1980 në fermën e tij rreth 250 kilometra nga Medellini. Pas vdekjes së tij më 1993, autoritetet zhvendosën shumicën e kafshëve të tjera, por jo hipopotamët - sepse ishin shumë të vështirë për t'u transportuar.
Por që atëherë ata kanë filluar të riprodhohen me shpejtësi, duke zgjeruar shtrirjen e tyre përgjatë pellgut të lumit Magdalena dhe tani paraqesin një sfidë mjedisore dhe po shqetësojnë banorët e afërt, thonë autoritetet.
Një studim në revistën Nature paralajmëroi se numri i tyre mund të rritet në 1500 brenda dy dekadave.
Më parë, autoritetet janë përpjekur të kontrollojnë popullsinë e tyre duke përdorur tredhje dhe “të shtëna” me shigjeta kontraceptive. Por disqet kontraceptive kanë pasur sukses të kufizuar.
Edhe
Kolumbia planifikon t’i heqë qafe hipopotamët e Pablo Escobarit
Tani ka një plan për të transferuar 70 hipopotam në strehë natyrore në Indi dhe Meksikë.
Hipopotamët nuk janë vendas në Kolumbi, terreni lokal mendohet të jetë i favorshëm për riprodhimin e tyre, pasi ka burime të cekëta uji dhe një përqendrim të madh ushqimi.
Deri më tani, Kolumbia nuk ka mundur të zgjidhë një problem që, sipas autoriteteve, “ka dalë jashtë kontrollit”.