Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kolumbia e “pushtuar” nga hipopotamët, nis sterilizimi i tyre

Autoritetet e Kolumbisë kanë nisur sterilizimin e hipopotamëve të ish-bosit të drogës, Pablo Escobar. Sa ishte gjallë, ky i fundit kishte importuar ilegalisht një tufë hipopotamësh, duke i quajtur "hipopotamët e kokainës".

Fshati Hacienda Nápoles në Kolumbi ka qenë në rrezik të shumimit të këtyre kafshëve, duke bërë autoritetet të ndërhyjnë përmes sterilizimit. Një pjesë e popullatës ka bërë thirrje që ato të vriten, pasi ua kanë dëmtuar jetën bujqësore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vitin e kaluar ishte raportuar se hipopotamët e Escobarit kanë "pushtuar" Kolumbinë, pasi ishin shtuar shumë.

Në fillim të viteve 80-ta, mbreti i drogës Pablo Escobar ka krijuar një kopsht zoologjikë në Kolumbi të mbushur me kafshë ekzotike, duke përfshirë rinoqeron, gjirafa, zebra dhe hipopotamë.

Kur mbretëria e Escobarit u shemb në vitet 90-ta, kafshët u vendosën në kopshte zoologjike, përveç katër hipopotamëve, të cilët janë rritur në numër e po konsiderohet si kafshë pushtuese, mbetjet e të cilave po bëjnë dëme të mëdha në ekosistemin ujorë të Kolumbisë.