Policia e Nashville ka publikuar videon e momentit kur një person hyri në një shkollë dhe qëlloi gjashtë persona, duke përfshirë tre 9-vjeçar.
Audrey Elizabeth Hale, e cila ishte sulmuesja, u qëllua pastaj për vdekje nga policia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHale e cila kishte harta të detajuara të shkollës, hyri në ndërtesë duke qëlluar fillimisht dyert e shkollës, shkruan Sky News.
Në video tregohen xhamat e dyerve duke rënë në tokë.
Hale shfaqet teksa endet në ambientet e shkollës duke mbajtur pushkën.
Shefi i policisë John Drake tha: “Kemi disa shkrime që po i shqyrtojmë e që kanë të bëjnë me incidentin aktual”.
Gjashtë viktimat janë emëruar si Evelyn Dieckhaus, Hallie Scruggs dhe William Kinney, të gjithë nëntë vjeç, 61-vjeçarët Cynthia Peak dhe Mike Hill, dhe 60-vjeçarja Katherine Koonce e cila ishte drejtuese e shkollës.
Tre fëmijët, të cilët ishin të gjithë studentë, u shpallën të vdekur pasi mbërritën në spital.
Sulmuesja vdiq pasi u “vra” nga oficerët, tha policia në një postim në Twitter.