Policia e St. Louisit në SHBA ka njoftuar se tre persona kanë vdekur, përfshirë edhe sulmuesi, pas një sulmi me armë në një shkollë të mesme të hënën, raporton agjencia AP.
Duke folur në konferencë për media, komisari i Policisë, Michael Sack, ka thënë se në mesin e viktimave është një grua, një adoloshente dhe po ashtu sulmuesi i moshës 20-vjeçare.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit në Shkollën “Central Visual and Performing Arts”, ndërsa nxënësit u detyruan të mbylleshin nëpër klasa, apo të kërcenin edhe nga dritaret për të dal nga objekti.
Sack ka thënë se sulmuesi ishte me pushkë të gjatë.
Policia ka shkëmbyer zjarr me sulmuesin, duke e vrarë atë.
Edhe
Një 17-vjeçar vret një nxënëse dhe plagos dy të tjerë në një shkollë në SHBA
Sack nuk ka treguar emrat e viktimave dhe po ashtu nuk ka zbuluar nëse gruaja që u vra ishte mësuese në shkollë.
Gjashtë persona tjerë janë dërguar për tretman mjekësor, ku kanë marrë plagë nga arma kryesisht.