Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmuesja në shkollën në Nashville kishte blerë shtatë armë në mënyrë të ligjshme

Audrey Hale 28-vjeçare, e cila vrau të hënën në një shkollë në Nashville të SHBA-së tre fëmijë dhe tre të rritur para se të vritej nga policia, kishte blerë shtatë armë në mënyrë të ligjshme në pesë shitore të ndryshme.

Shefi i Policisë së Nashvillet, John Drake, ka thënë se familje e Halet, ka treguar se ajo ishte në tretman “për çrregullime emocionale”.

“Prindërit e saj thonë se ajo nuk duhej të kishte në pronë armë. Ajo kishte fshehur disa armë në shtëpi”, ka thënë Drake.

Hale nuk kishte qenë e njohur për policinë më herët.

Policia nuk di motivet prapa sulmit.

Hale ishte futur në një shkollë të krishtere në Nashville, duke vrarë tre fëmijë të moshës 9-vjeçare dhe tre të rritur të moshave rreth 60-vjeçare.

Drake ka thënë se Hale ka mundur të ketë bërë stërvitje në qitje.

Edhe Planifikimi në detaje i masakrës në Nashville Botë Planifikimi në detaje i masakrës në Nashville

“Ajo ishte në një nivel tjetër, besoj se kishte një stërvitje të nivelit më të lartë. Nga videoja që kemi parë, ajo u largua nga xhami që të mos ishte shënjestër e lehtë”, tha Drake.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka ripërsëritur thirrjet që Kongresi të marrë masa në lidhje me legjislacionin për armët.