Botë

Emiratet e Bashkuara Arabe ndajnë 100 milionë dollarë për Turqinë dhe Sirinë

Foto: AP
 

Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndajnë 100 milionë dollarë për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit vdekjeprurës, raportoi të martën Reuters.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan ka urdhëruar ndarjen e këtyre mjeteve për të mbështetur përpjekjet për ndihmë nga tërmeti në Siri dhe Turqi, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve WAM.