Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nëna dhe shtatë fëmijët vdesin nga asfiksia në Francë

Një grua dhe shtatë fëmijët e saj vdiqën në ndërtesën ku jetonin, pasi shpërtheu një zjarr në veri të Francës, raportoi Dailymail të hënën.

Zjarri nisi pak pas mesnatës në shtëpinë e tyre në qytetin Charly-sur-Marne, derisa në vendin e ngjarjes dolën 50 zjarrfikës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga kjo familje ka shpëtuar vetëm burri, duke pësuar djegie të rënda.

Nëna dhe fëmijët vdiqën nga asfiksia, sipas prokurorit lokal Julien Morino-Ros.

Ai theksoi se zjarri u shkaktua nga tharësja e rrobave që nuk funksiononte si duhet në katin përdhes.