Miliarderi Bill Gates ka deklaruar se më parë do të paguante për vaksina sesa të udhëtonte në Mars.
Gates ka thënë se nuk e sheh si ide të mirë shpenzimin e parasë për të shkuar në planetin tjetër.
“Realisht është shumë e shtrenjtë të shkohet në Mars. Me ato para mund të blesh vaksina të fruthit dhe të shpëtosh jetë”, është shprehur Gates.
Miliarderi tjetër, Elon Musk, ka thënë se ai dëshiron ta konolizojë Marsin, derisa miliarderi Jeff Bezos i është bashkuar po ashtu “garës së hapësirës”.
SpaceX, kompania e raketave e bashkëthemeluar nga Musk në vitin 2002, e ka bërë qëllimin përfundimtar dërgimin e fluturimeve me ekuipazh në Mars dhe përfundimisht kolonizimin e Planetit të Kuq.
Ndërkaq Bezos, themeluesi i Amazon, bëri një udhëtim të shkurtër në hapësirë në vitin 2021 në fluturimin e parë me ekuipazh të anijes së tij raketore, Neë Shepard. Ai gjithashtu drejton kompaninë e hapësirës ajrore “Blue Origin”.
Një tjetër biznesmen i interesuar për udhëtimet në hapësirë është manjati britanik Sir Richard Branson, i cili themeloi Virgin Galactic në vitin 2004. Në vitin 2021 ai gjithashtu arriti skajin e hapësirës me aeroplanin e tij me raketë, Virgin Galactic.
Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft, beson gjithashtu se inteligjenca artificiale do ta transformojë njerëzimin "mjaft dramatikisht".
Kjo do të na ndihmojë të shqyrtojmë çështjet mjekësore dhe shkencore. Nuk janë vetëm robotë, por gjithashtu ndihmojnë në lexim dhe shkrim. Në fakt, ka pasur më shumë përparim atje sesa në anën robotike. Të dyja do të na japin produktivitet shumë më të lartë”, është shprehur ai.