Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Musk me dy synime shkencore për sivjet

Elon Musk mbledh 19 investitorë për ta ndihmuar në blerjen e Twitterit

Shefi i Teslas, Elon Musk, paralajmëroi në rrjetin social Twitter, se për sivjet ka synim të nisë një raketë jashtë orbitës së Tokës dhe ta lansojë plotësisht veturën “vetëvozitëse”.

Ai shkroi të hënën se këto janë vetëm dy prej synimeve kryesore që synon t’i mbërrijë.

“Shumë gjëra të tjera, sigurisht, por këto dy janë më gjigantet. Do të kërkoj punë të çmendur nga shumë njerëz super të talentuar”, shkroi Musk.

Miliarderi Musk është i njohur për investimet në fushën e shkencës dhe të astronomisë. Ai pati deklaruar se nëse është e mundshme, “ka dëshirë” të vdesë në planetin Mars”. Për veturat, Musk nisi iniciativën për krijimin e veturës elektrike, me shofer automatik.

Në treg gjenden mijëra vetura të tilla, por që tani Musk pretendon ta lansojë versionin final.

Musk ka pasur sfidë të madhe sivjet me rrjetin social Twitter. Heqja dorë nga blerja e këtij rrjeti do ta çojë atë në një proces gjyqësor.