Shefi i Teslas, Elon Musk, ka deklaruar se është afër arritjes së veturave plotësisht autonome, duke shtuar se vozitja e tyre pa shofer ishte “motori kryesor” i vlerës së saj në treg.
“Foxbusiness” raportoi se Musk është shprehur se këtë po tentojnë ta bëjnë të plotë, duke u mundësuar shoferëve që të mos kenë “dorë” në veturat e tyre gjatë ngasjes.
“Vlera e kompanisë bazohet kryesisht në autonomi. Ky është më të vërtetë, shtytësi kryesor i vlerës stonë. Tesla e ka aftësinë e ‘full self-driving’. Këto veçori janë krijuar për t’u bërë ato më të afta me kalimin e kohës, megjithatë veçoritë e aktivizuara aktualisht nuk e bëjnë veturën autonome. Karakteristikat e aktivizuara aktualisht kërkojnë një shofer plotësisht të vëmendshëm, i cili i ka duart në timon dhe është i përgatitur të marrë drejtimin në çdo moment”, tha ai.
Sipas miliarderit, autopiloti ndihmon makinën me drejtimin, përshpejtimin dhe frenimin.
“Me aftësinë e plotë ‘vetë-driving’, ju do të qasje në një grup funksionesh më të avancuara të asistencës së shoferit, të dizajnuara për të ofruar udhëzime më aktive dhe drejtimin e asistuar nën mbikëqyrjen aktive”, shtoi ai.