Botë

Dy vullnetarë britanikë janë vrarë në Ukrainë

Dy vullnetarë britanikë, të cilët ishin raportuar të zhdukur në Ukrainë janë vrarë, kanë njoftuar familjarët e tyre përmes një deklarate të lëshuar të martën, raportoi “Euroneës”.

48-vjeçari Andreë Bagshaë dhe Christopher Parry, 28 vjeç, u zhdukën në fillim të këtij muaji derisa po shkonin për në qytetin Soledar, në rajonin lindor të Donetskut, ku u zhvilluan luftime të ashpra.

Familja e Parryt konfirmoi në një deklaratë të lëshuar nga Zyra e Jashtme e Britanisë se të dy burrat janë vrarë.

“Me pikëllim të madh duhet të njoftojmë se i dashuri jonë Chris është vrarë së bashku me kolegun e tij Andreë Bagshaë gjatë përpjekjes për një evakuim humanitar nga Soledar, në Ukrainën lindore”, thuhet në deklaratë. “Vendosmëria e tij për të ndihmuar të moshuarit, të rinjtë dhe të pafavorizuarit atje na ka bërë ne dhe familjen e tij më të madhe jashtëzakonisht krenarë. Kurrë nuk e imagjinonim se do t'i thonim lamtumirë Chrisit kur ai kishte një jetë kaq të plotë përpara tij. Ai ishte një djalë i kujdesshëm, vëlla fantastik, një mik më i mirë për kaq shumë njerëz dhe një partner i dashur për Olgën”, thuhet tutje në deklaratë.

Më tej është bërë e ditur se gjatë qëndrimit të tij në Ukrainë, Parry ka shpëtuar mbi 400 persona dhe shumë kafshë të braktisura”.

Policia ukrainase tha më 9 janar se ata humbën kontaktet me Bagshaëin dhe Parryn pasi u drejtuan për në Soledar.

Bagshaë, një banor i Zelandës së Re, ishte në Ukrainë për të ndihmuar në dërgimin e ndihmave humanitare, sipas raporteve të mediave të Zelandës së Re.

"Ai [dhe Parry], po përpiqeshin të shpëtonin një grua të moshuar nga Soledar, në një zonë të aksioneve intensive ushtarake, kur vetura e tyre u godit nga një predhë artilerie", tha familja e Bagshaë. "Andreë ndërmori shumë rreziqe personale dhe shpëtoi shumë jetë; ne e duam atë dhe jemi vërtet shumë krenarë për atë që bëri”.