Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy punonjës të huajë humanitarë humbin jetën në një sulm rus në Ukrainë

Dy vullnetarë humanitarë të huajë kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, në një sulm me raketa në Ukrainë, raporton BBC.

OJQ-ja “Road to Relief”, ka thënë se kanadezi Anthony Ihnat, vdiq pasi vetura me të cilën po shkonte drejt Bakhmutit ishte goditur nga një raketë ruse.

Qeveria e Spanjës ka thënë se një spanjolle është po ashtu në mesin e viktimave. OJQ-ja ndërkohë ka thënë se rezulton e zhdukur drejtoresha Emma Iqual (32).

Grupi ka thënë se vetura është goditur direkt në afërsi të Chasiv Yarit të shtunën. Vetura u rrotullua dhe u përfshi nga zjarri.

Gjermani Ruben Mar]ick dhe suedezi Johan Mathias Thyr janë lënduar në këtë sulm.