Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zhduken dy britanikë në Ukrainë

Dy britanikë raportohet të jenë zhdukur në rajonin e Donetskut të Ukrainës, ka bërë të ditur Policia ukrainase.

Andreë Bagshaw 48-vjeç dhe Christopher Parry, 28-vjeç, ishin duke kryer punën vullnetare dhe për herë të fundit janë parë të premten, në drejtim të qytetit të Soledarit, ku luftimet ishin intensifikuar, raportoi BBC-ja të martën.

Sipas autoriteteve, nuk ka pasur asnjë kontakt me dy britanikët që nga e premtja.

Familjarët e tyre kanë deklaruar se ata kanë udhëtuar për në Ukrainë për të bërë punë vullnetare, dhe se në shumicën e rasteve po i ndihmoni njerëzit që të evakuoheshin nga Bakhmut, që ndodhet në Donbasin lindor.

Artikuj të ngjashëm